Ballina Aktualitet Policia ndalon 21 drejtues automjetesh me shpejtësi mbi 150 km në orë

Policia ndalon 21 drejtues automjetesh me shpejtësi mbi 150 km në orë

Gjatë kontrollit të vijuar të Policisë për shërbimet në autostradë, mbrëmjen e djeshme janë ndaluar 21 drejtues automjetesh, të cilët lëviznin me shpejtësi deri 176 km/h.

Drejtuesive të automjeteve u janë hequr edhe lejet e drejtimit.

“Prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri në orën 02.00 të mëngjesit të sotëm janë konstatuar 21 raste te tejkalimit te shpejtësisë deri në dyfish mbi normën e lejuar.

Shpejtësi që varionin nga 150 km/h deri ne 176 km/h, duke u kthyer ne rrezik potencial për sigurinë e jetës,”- u shpreh Policia.