Ballina Sport Vendi Policia, masa sigurie për ndeshjen Shqipëri-Skoci

Policia, masa sigurie për ndeshjen Shqipëri-Skoci

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka bërë publike masat që do të merren në kuadër të takimit që do të zhvillohet ditën e nesërme mes Shqipërisë dhe Skocisë ne “Loro Boriçi”. Policia paralajmëron segmentet rrugore ku do të ndalohet qarkullimi, por jep edhe rrugët ku do të lëvizin tifozët.

Në kuadër të masave të parashikuara, informojmë qytetarët e qytetit Shkodër tifozerinë vendase dhe tifozeritë e ardhur nga Skocia, dhe treva të tjera, që do të ndjekin ndeshjen në stadiumin “Loro Boriçi” se, DVP Shkodër, për mbarëvajtjen normale të aktivitetit sportiv, do të marrë disa masa ndaluese dhe kufizuese mbi qarkullimin dhe parkimin e automjeteve në afërsi të stadiumit dhe në akset rrugore që lidhen me të.

Do jenë një sërë masash të mara lidhje me këtë ndeshje duke filluar që nga vendet e parkimit të makinave që do jenë të posacme, akse rrugore të cilat do jetë e ndaluar kalimi i automjeteve përgjatë ditës së ndeshjes.