Policia Kufitare përplaset me një mjet tjetër, del nga rruga

15

Dy makina janë përfshirë në një aksident pasditen e sotme, në rrugën Korçë – Pogradec.

Njëri prej automjeteve mësohet se është furgoni i Policisë Kufitare.

Për pasojë janë shkaktuar shumë dëmë materiale, përfshi edhe një mur në anë të rrugës, në Petrushë.

Për fat të mirë nuk ka asnjë të lënduar në njerëz.

Po punohet për zbardhjen e shkaqeve.