Policia kap ‘A Class-in’ me shpejtësi rakete në Tiranë

59

Policia ka arrestuar 15 shoferë në flagrancë për shkak se u kapën duke të dehur në timon apo drejtuar makinat pa patentë. Krahas tyre u pezulluan edhe 40 patenta, gjysma e tyre për shkak të shpejtësisë së madhe, kurse të tjera për shkelje të ndryshme.

Shqetësues është fakti se mjaft shoferë vijojnë të shkelin në mënyrë të përsëritur rregullat duke drejtuar makinat me shpejtësi të lartë në rrugë. Kështu për shembull në rrugën interurbane Tuneli i Krrabës-Tiranë, nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar shpejtësi deri në 175 km/h në kulmin e trafikut, ndërsa në Bypass-in e Fierit, Policia Rrugore e Fierit ka konstatuar shpejtësi deri në 196 km/h.

Policia kavendosur 288 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 22.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara, bazuar në ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit

Kontrolle intensive 🚔 me radarë📸, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Edhe përgjatë 48 orëve të fundit janë konstatuar drejtues mjetesh që abuzonin me shpejtësinë, parakalimet e gabuara apo me alkoolin në timon.

Në rrugën interurbane Tuneli i Krrabës-Tiranë, nga Policia Rrugore e Tiranës janë konstatuar shpejtësi deri në 175 km/h në kulmin e trafikut, ndërsa në Bypass-in e Fierit, Policia Rrugore e Fierit ka konstatuar shpejtësi deri në 196 km/h.

👉Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 15 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 12 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

👉Janë pezulluar 40 leje drejtimi, nga të cilat 20 për shpejtësi mbi normat e lejuara, 16 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 4 për qarkullim në sens të kundërt.

👉Janë vendosur 288 masa administrative me vlerë nga 5.000 deri në 22.000 lekë të rinj, për shpejtësi tej normave të lejuara, bazuar në ndryshimet e fundit të Kodit Rrugor.

Gjithashtu janë vendosur 101 masa administrative, me vlerë nga 5.000 deri në 15.000 lekë të rinj, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

👉Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 3151 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Policia e Shtetit apelon: Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion🏠 të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, radarë, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.