Policia italiane i ndërpren shqiptarit pushimet duke e vënë në pranga, ja arsyeja

66

Policia italiane e Gallipoli i ka ndërprerë pushimet një shqiptari i cili ishte i kërkuar ndërkombtarisht për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

I arrestuari u identifikua si Elmir Dashi, i cili ra të martën në pranga në zonën e Taviano, ku ndodhej me pushime.

Ky person ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej për falsifikim kartash identiteti si dhe pasaportash gjatë harkut kohor 2010-2012.

Puna e tij kriminale ishte e thjeshtë pasi ishte i punësuar në një kompani e cila prodhonte dokumentacion udhëtimi dhe identifikimi në vendin tonë.

Shtetasi shqiptar pritet të ekstradohet në Shqipëri.