Policia “humbet” durimin me pronarin nga Durrësi, pasi e gjobiti dy herë e vë në pranga

81

Një 52-vjeçar në Durrës është vënë në pranga pasi ishte dënuar dy herë me masë administrative.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin S.P., 52 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas si pronar i një subjekti në lagjen nr.15, Durrës, i cili ishte ndëshkuar 2 herë me  masë administrative me nga 1.000.000 lekë si dhe  me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, u konstatua nga shërbimet e Policisë duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19”, njofton policia.

Policia Durrës apelon për të gjithë pronarët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.