Policia e Shtetit lufton me COVID-in në radhët e saj, 10 efektivë kanë humbur jetën, 271 janë të karantinuar

38

Policia e Shtetit po lufton me COVID-19 në radhët e saj.

Raportohet se gjatë pandemisë 10 efektivë të policisë së Shtetit kanë humbur jetën.

10 policët që kanë ndërruar jetë deri tani kanë qenë 9 me uniformë e njëri agjent civil.

Të gjithë këta efektivë janë infektuar në punë. Sakaq, tre policë të tjerë ndodhen në spitalet COVID duke marrë ndihmën e duhur mjekësore.

271 policë janë të karantinuar aktualisht si dhe 24 të tjerë janë raportuar të prekur nga virusi ditën e sotme.