Policia e Durrësit, arreston disa persona, mes tyre 24 vjeçari që kundërshtoi thirrjen e policisë për t’u dorëzuar/EMRI

46

Redian Dervishi është 24-vjeçari i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka kanosur punonjësit e Policisë ditën e djeshme në Maminas.

“Ky shtetas ne momentin qe i eshte bere thirrje nga punonjesit e polcise te dorezohej bashke me armen  ka kundershtuar disa here me armen ne dore duke i kanosur per jeten. Gjithashtu ka rezultuar se shtetasi Redian Dervishi ka drejtuar automjetin me targe AA 696 UL ne gjendje te dehur ku  ne verifikimin me gyp indikator (alkol-test) me aparat drager shtetasi Redian Dervishi ka rezultuar qe ka perdorur pije alkolike ne masen 0.90 mg/liter”, tha Policia.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak e arrestuan për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit, A. L., 44 vjeç, banues Krujë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në Krujë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

A. S., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me 2 mjete të tjera duke shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.