Ballina Aktualitet Policia dhunon gazetarin Enver Doçi, e godet me tytën e armës

Policia dhunon gazetarin Enver Doçi, e godet me tytën e armës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Dibër, teksa na ndajnë pak orë nga zhvillimi i zgjedhjeve vendore nga mazhoranca. Policia e Dibrës ka dhunuar gazetarin e News24, Enver Doçin.

Mësohet se gazetari Doçi ka qenë duke filmuar arrestimin e disa personave, kur është goditur nga policia.

Uniformat blu e kanë goditur gazetarin me tytën e armës në këmbë dhe në krah. Gjithashtu, policia i ka thyer gazetarit Doçi telefonin me të cilin ka qenë duke filmuar.