Policia arreston dy të rinj në Durrës, me vete 8 kg kanabis

266

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pasi ka sekuestruar rreth 8 kg lëndë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Në kuadër të operacionit policor “Tranzit”, kanë rënë në pranga shtetsit: Romario Xhixha (Urumova), 25 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Krujë dhe Eduard Saka, 31 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, në Fushë Krujë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit Romario Xhixha (Urumova), ku ndodheshin dhe shtetasit A. Xh. dhe Eduard Saka (posedues të lëndës narkotike), u gjet një sasi prej 8 kg e 200 gr. lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën do ta blinte shtetasi Romario Xhixha (Urumova)”, – njofton policia.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Krujë dhe po punohet për kapjen e tij.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 kg e 200 gr lëndë narkotike kanabis sativa dhe mjeti tip “Audi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.