Policia: 33 persona janë përgjegjës për zjarret në vend

36

Policia ka deklaruar se 33 është numri I personave përgjegjës për zjarrvënien në Shqipëri. 15 prej tyre janë arrestuar, 16 janë vënë nën hetim kurse dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në një njoftim për shtyp nga Drejtori i Rendit Publik, Ylli Vasili, tha se këta persona dyshohen se janë përgjegjës për zjarre të shkaktuara në periudhën 25 korrik-10 gusht.

Të arrestuarit:

7 persona në Vlorë për zjarre në: Tragjas, Gjorm, Karaburun, Delisuf, Radhimë dhe Sarandë. 4 persona në Fier për zjarre në Gjorgoz, Kreshpan, Fermë-Çlirim dhe Çorrush të Mallakastrës. 1 person në Kukës për zjarre në Malin e Gjallicës. 1 person në Lezhë për zjarr në Simon të Mirditës. 1 person në Durrës për zjarr në Shetaj të Ishmit. 1 person në Elbasan për zjarr në Belsh.

Në kërkim:

1 person në Vlorë për zjarr në dy sipërfaqe ullishteje në Gjorm. 1 person në Elbasan për zjarr në Xhyrë të Librazhdit.

Nën hetim:

5 persona në Gjirokastër për zjarre në Valare, Mashkullorë, Qesarat, Arshi Lengo dhe Llovinë. 3 persona në Vlorë për zjarre në fshatrat Gjurm, Pilur dhe Fterr. 3 persona në Fier për zjarre në Mbrostar dhe kodrat e fshatit Karbunarë. 2 persona në Lezhë për zjarre në Mabë dhe Zhej. 1 person në Durrës për zjarr në Ishëm. 1 person në Korçë për zjarr në Baçallëk. 1 person në Elbasan për zjarr në Gradisht.

Sipas Global Forest Ëatch (GFË), e cila monitoron situatën e pyjeve në botë përmes pamjeve satelitore muajin e fundit në Shqipëri u regjistruan mbi 475 vatra zjarri.

GFW thotë se në 20 vitet e fundit Shqipëria ka humbur mbi 40 mijë hektarë sipërfaqe të gjelbër, ose 6.2% e totalit që kishte deri në vitin 2000. Arsyet kryesore kanë qenë prerja pa kriter dhe zjarret e pakontrolluara.