Ballina Aktualitet Pogradec, vdes 64-vjeçari, dyshohet se u hodh nga pallati

Pogradec, vdes 64-vjeçari, dyshohet se u hodh nga pallati

Një 64-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur në Pogradec, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë gjendja depresive e të moshuarit.

Sipas burimeve policore, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar i dëmtuar dhe më pas ka ndërruar jetë shtetasi J. J., 64 vjeç, banues në Lagjen 2. Nga të dhënat e para dyshohet se si shkak i gjendjes depresive, ai është hedhur nga kati i tretë i pallatit në të cilin banonte.