Pogradec, të shtëna me armë zjarri, një person në kërkim dhe një në pranga

48

Sekuestrohet 394 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë si dhe municion në Pogradec.
Në pranga ka rënë shtetasi Jurgen Papa, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, ndërsa është shpallur në kërkim një 26-vjeçar, banues në Tushemisht.

Policia thotë se “dy shtetasit e mësipërm, në fshatin Tushemisht, dyshohet të kenë qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë”.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 394 gramë lëndë e dyshuar si narkotike e llojit Kokainë, një krëhër pistolete me 9 fishekë.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.