Pogradec/Shpërthim me tritol në një banesë, policia nis hetimet

126

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në oborrin e një banese në fshatin Starovë të Pogradecit.

Policia thotë se në datë 13.02.2021, rreth orës 03:30, në oborrin e banesës së shtetasit P.Ç., 53 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, e cila nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.