Ballina Aktualitet Pogradec, presidenti Meta: Vettingu në politikë, domosdoshmëri

Pogradec, presidenti Meta: Vettingu në politikë, domosdoshmëri

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka komentuar nga Pogradeci propozimin e opozitës për vettingun në politikë.

Meta theksoi se vettingu në politikë është mjaft i rëndësishëm dhe duhet gjetur mënyra për ta realizuar atë. Sipas tij ndarja e politikës nga krimi është një domosdoshmëri.

“Vettingu në politikë është i domosdoshëm. Duhet gjetur mënyra për ta realizuar vettingun në politikë. Kujtojmë që sot mazhoranca rrëzoi kërkesën e opozitës për vetting në politikë,” – u shpreh Presidenti.

Ndërkohë ai u bëri apel palëve që të gjejnë sa më shpejt dakordësinë për Reformën Zgjedhore.

“Palët të gjejnë marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. Marrëveshja për të kthyer besimin tek zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Jemi të vonuar në Reformën zgjedhore,” – theksoi më tej Meta.