Ballina Aktualitet Pogradec, presidenti Meta hap “Festën e Verërave 2018”

Pogradec, presidenti Meta hap “Festën e Verërave 2018”

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot qytetin e Pogradecit, ku u mikprit nga kryetari i bashkisë, Eduard Kapri dhe përfaqësues të pushtetit qendror e vendor, si dhe qytetarë të shumtë pogradecarë.

Në një atmosferë të ngrohtë e miqësore, Presidenti Meta së bashku me shumë vizitorë të ardhur edhe nga qytetet e tjera të Shqipërisë, përuruan hapjen tradicionale të “Festës së Verërave 2018”, apo siç njihet ndryshe, të hapjes së buteve (fuçive) të verërave të reja, duke uruar: “Gëzuar verën e re!”

Presidenti Meta shprehu vlerësimin dhe konsideratën për organizimin e të tilla veprimtarive popullore dhe tradicionale, të cilat i shërbejnë si promovimit të prodhimeve vendase, ashtu edhe zhvillimit të turizmit.

“Të gjithë e duan Pogradecin, jo vetëm për historinë, traditat, por edhe për kontributet e jashtëzakonshme që ka dhënë përgjatë gjithë historisë për kombin tonë. Të gjithë e duan Pogradecin, jo vetëm për peizazhin e jashtëzakonshëm, për klimën, për qetësinë, por e duan dhe dëshirojnë të kthehen gjithmonë këtu për mikpritjen e pogradecarëve,” – theksoi më tej Presidenti.