Pogradec/Një makinë tip “BMW X6” digjet gjatë natës

37

Një makinë luksoze në pronësi të një firme private është djegur gjatë natës në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30, në lagjen nr. 3, ku ka rënë zjarr në mjetin e parkuar tip “BMW X6”, në pronësi të një firme private.

Mjeti i djegur rezulton në pronësi të biznesmenit Alfred Cenkollari, i cili është pronar i disa bizneseve dhe një restoranti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja mund të jetë e qëllimshme.