Ballina Kronikë Pogradec, në pranga tetë persona, sekuestrohen 578 kg kanabis dhe 5 800...

Pogradec, në pranga tetë persona, sekuestrohen 578 kg kanabis dhe 5 800 euro

Në aksin rrugor Përrnjas-Pogradec është ndërhyrë dhe është bllokuar një automjet furgon Iveco me drejtues shtetasin A. B. Nga kontrolli i ushtruar në brendësi të furgonit u gjetën dhe u sekestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike prej 578 kg lëndë narkotike e llojit kanabis.

Gjithashtu, u bllokuan dhe dy automjete të marra me qera, 14 aparate celularë dhe 5800 euro. Sipas burimeve policore, të arrestuarit në flagrancë janë shtetasit:

  • E. M., 27 vjeç, banues në Fier
  • A. C., 39 vjeç, banues në Fier
  • A. B., 42 vjeç, banues në Levan, Fier
  • E. H., 43 vjeç, banues në Elbasan
  • G. R., 42 vjeç, banues në Elbasan
  • E. Gj., 42 vjeç, banues në Pogradec
  • A. Q., 24 vjeç, banues në Korçë
  • L. D., 34 vjeç, banues në Tiranë

Ndërkohë, në kërkim është shpallur shtetasi A. M., banues në Elbasan.

Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Pogradecit dhe Korçës, ku do pritej nga shtetasit A. Q. dhe E. Gj. Për arsye hetimi nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.