Ballina Aktualitet Pogradec, arrestohet në Qafë-Thanë maqedonasi i kërkuar në Bullgari

Pogradec, arrestohet në Qafë-Thanë maqedonasi i kërkuar në Bullgari

Policia e Shtetit në pikën kufitare të Qafë-Thanës ka vënë në pranga një shtetas maqedonas me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë. Burimet zyrtare policore bëjnë me dije se arrestuari është shtetasi R. H., 52 vjeç, banues në Shkup.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të shkeljeve kundër sistemit monetar dhe sistemit kreditor”.

Arrestimi i tij u bë teksa hynte në vendin tonë sepse, gjatë verifikimit të dokumentacionit, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.