Ballina Aktualitet Pogradec, aksident automobilistik, vdes në spital 77-vjeçari

Pogradec, aksident automobilistik, vdes në spital 77-vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital i plagosuri i aksidentit të ndodhur dje në Pogradec.

Në vijim të informacionit paraprak datë 05.12.2018, informojmë se specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, F.M 25 vjeç, banues në fshatin Blacë, Pogradec.

Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në Çërravë, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin Nj.H, 77 vjeç, banues në Petrushë, Pogradec, këmbësor në rrugë, i cili u dërgua në Spitalin e Pogradecit, ku më pas ka ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 të Kodit Penal.