Ballina Aktualitet Pogradec, 58-vjeçari gjendet i vdekur në minierë

Pogradec, 58-vjeçari gjendet i vdekur në minierë

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në minierën e kromit të fshatit Pojskë të Pogradecit.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e rrëshqitjes së formacionit shkëmbor në një prej galerive.

Policia lokale bën me dije paraprakisht se viktima është shtetasi me iniciale V.D, 58 vjeç, banues në fshatin Rëmenj.

Nga ana e Policisë, po kryhen veprimet procedurale të rastit dhe po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.