Ballina Aktualitet Podgoricë, sekuestrohen 17 kg heroinë, pranga shqiptarit

Podgoricë, sekuestrohen 17 kg heroinë, pranga shqiptarit

Një sasi prej 17 kg heroinë është sekuestruar në Podgoricë, teksa në pranga ka rënë një shtetas shqiptar. I arrestuari është identifikuar si shtetasi me iniciale E. A.

Lënda narkotike u sekuestrua në vendkalimin kufitar Bozaje, në hyrje të Malit të Zi.
Nëse do të hidhej në treg, vlera e drogës do të arrinte në gjysmë milioni euro.