Po udhëtonte drejt superstradës me biçikletë/Trajleri merr përpara një person në Laç

46

Një person i cili po udhëtonte me biçikletë drejt superstradës ka gjetur vdekjen në Laç.

Kjo pasi atë e ka përplasur një trajler.

Përplasja ka qenë tepër e fortë e viktima ka marrë plagë shumë të mëdha, gjë që i ka shkaktuar edhe vdekjen.

Në vendngjarje kanë mëbrritur forcat e policisë dhe ekspertë për të përcaktuar shkaqet e aksidentit fatal.

Drejtuesi i trajlerit është shoqëruar në komisariatin e Kurbinit.