Po transportonte 6 emigrantë në këmbim të parave, arrestohet

83

Një 35-vjeçar dyshohet se ka ndihmuar 6 shtetas të huaj me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Policia njofton se arrestoi në flagrancë shtetasi Fredi Fezo, 35 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë në fshatin Gështenjas, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.