Po transportohej në spital, ambulanca del nga rruga në autostradën Durrës-Tiranë, humb jetën e moshuara

99

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Një ambulancë ka dalë nga rruga e si pasojë ka humbur jetën një 71 vjeçare.

Mësohet se ambulanca ishte nisur nga Saranda drejt Tiranës, për të transportuar të moshuarën, por ka përfunduar në tragjedi.

E ndjera është identifikuar si Arziko Shehu me banim në qytetin e Sarandës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në datë 14.02.2021, në orën 03:45, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi I. D., 51 vjeç, banues në Sarandë, duke drejtuar mjetin ambulancë, ka humbur kontrrollin duke dalë nga rruga, e për pasojë ka humbur jetën shtetësja A. Sh., 71 vjeçe e cila ishte paciente në ambulancë.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.