“Po ta dija çfarë bëhej, nuk do kisha ardhë…”, zbulohet telefonata e 65 vjeçarit që u vetëhodh nga COVID2

50

Media ka arritur të zbardhë një ndër telefonatat e kryera nga 65 vjeçari Hasan Mira nga Fullqeti i Klosit, i cili u vetëhodh nga dritarja e katit të katërt të spitalit COVID2.

Media BW, ka zbuluar bisedën që vjehrri i deputetit Gjetan Gjetani ka bërë me fqinjin e tij.

Në telefonatë kuptohet se i ndjeri kishte arritur të fuste një telefon brenda në spital dhe se kishte vetëm 5 minuta kohë për të folur. Ai shprehet se nëse do të dinte se çfarë ndodhte në spital nuk do të ishte shtruar.

Fqinji: Si je?

Hasan Mira: Jam më mirë, më duket se ja hodha ia hodha…

Fqinji: Si ke mundur të fusësh telefonin aty brenda?

Hasan Mira: Po me miqësi, kam paguar diçka…

Fqinji: Shyqyr që je mirë!

Hasan Mira: Po ta dija se çfarë bëhet në spital nuk do kisha ardh me u shtru…Shyqyr që jam mirë e mos ardhsha më në këtë vend! Po e mbyll telefonin se e mora për 5 minuta, nuk ma lënë më, më rri një person më vëzhgon tek koka tani që po flas.

Viktima e kreu këtë akt të rëndë vetëm dy ditë pasi ishte diagnostifikuar me COVID-19.