Ballina Aktualitet Po punonte me eskavator, 25-vjeçari shqiptar humb jetën aksidentalisht

Po punonte me eskavator, 25-vjeçari shqiptar humb jetën aksidentalisht

Një 25 vjeçar nga Kosova humbi jetën të premten në Gjermani pas një aksidenti fatal me skavator.

Liridon Shahini nga Prishtina ishte duke punuar kur mjeti u rrokullis dhe i shkaktoi vdekjen.

Të afërmit e tij kanë bërë të ditur lajmin e hidhur, duke njoftuar se trupi i tij do të përcillet sot për në banesën e fundit.

Liridoni, familja e të cilit është me prejardhje nga Medvegja, ka lënë mbrapa gruan dhe dy fëmijë.

Image