Ballina BOTA “Po plakesh keq”, fansat kapen me Julia Roberts

“Po plakesh keq”, fansat kapen me Julia Roberts

Cast member Julia Roberts poses on the red carpet as she arrives for the screening of the film "Money Monster" out of competition at the 69th Cannes Film Festival in Cannes, France, May 12, 2016. REUTERS/Jean-Paul Pelissier - RTX2E2HF

Një foto e Xhulia Robert, e cila po luan me letra me mbesën e saj ka ngjallur mjaft kritika në rradhët e fansave për aktoren. Edhe pse nuk ka ndonjë arsye të veçantë, të pafalshëm kanë qenë ata komentues që janë kapur me pamjen e saj.
Aktorja e Pretty Woman shfaqet në fakt, me veshje informale dhe pa make up. E bukur, por si duket jo për të gjithë.

“Po plakesh keq. Dukesh si burrë. Je e tmerrshme”, kanë qenë disa nga komentet te fotoja e saj..
E ftuar në emisionin e Oprah Winfrey, aktorja ka lënë edhe një përgjigje për mllefin e komentuesve.
“Numri i personave që janë ndjerë të autorizuar të bëjnë komente për pamjen time, duke qenë se ata po plaken mirë dhe se unë dukem si një mashkull më ka tronditur dhe suprizuar për mënyrën sesi më bënë të ndihesha,”-tha aktorja.