Po përse nuk më flet mor, pse më injoron! Si fqinji në Cërrik nuk e duronte dot komshiun indiferent dhe e qëllon me thikë. Emri

26

Arsyeja është krejtësisht idiote. Policia e Cërrikut ka arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm shtetasin Blerim Shyti, 31-vjeç, i cili pas një zënke për motive të dobëta ka goditur me thikë fqinjin e tij shtetasin B. Dh., 44 vjeç.

“Jo pse s’më flet! Jo pse me injoron?” Kanë qenë frazat e shkëmbyera mes fqinjëve që çuan në degradimin e debatit deri në përdorimin e thikës.

Mësohet se 44-vjeçari i plagosur është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që fqinjit të tij do t’i duhet të përballet tashmë me akuzën e “Plagosjes së rëndë me dashje”.

Njoftimi i plotë i policisë: Më datë 21.07.2021, rreth orës 03:05, Policia ka marrë njoftim se në fshatin Shalës, Cërrik, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi B. Sh., 31 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë) fqinjin e tij, shtetasin B. Dh., 44 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi B. Sh. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.