Po përgatiste bukën për ta shitur, shqiptarit në Serbi i vandalizojnë biznesin!

24

Pas mesnatës, një biznes, pronë e një shqiptari është vandalizuar në Bella Cërkvë, Serbi.

Sulmi ka ndodhur në furrën “Banat-Çolaku“, gjë që ka detyruar pronarin Lutfi Çollaku sipas portalit “Belocrkvanske novosti”, të largojë familjen nga zona.

Në kohën e sulmit, në furrë ishte pronari në brendësi të objektit, ku bashkë me të punësuarit po përgatisnin bukën për shitje.

Fqinjët me të cilët kanë biseduar portalet në Serbi kanë shprehur keqardhjen për këtë ngjarje duke thënë gjithashtu se prej vitesh e blejnë bukën në këtë biznes.