Po pastronin fasadën e godinës, bien nga lartësia dy gra

76

Bien nga lartësia dy gra. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e kaluar në Dropull.

Mesohet se ngjarja ndodhi teksa gratë po pastronin fasadën e nje prej godinave të një kompanie të prodhimit të korosan 137ve në fshatin Vrisera.

Burime nga vendngjarja treguan se ishte improvizuar nje vinç me një kovë sipër së cilës po qëndronin gratë. Por befas kova shkëputet dhe gratë rrëzohen nga një lartësi rreth 15 metra.

Të lënduarat janë dërguar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”.

Burime nga spitali thanë se një prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Ende nuk ka një version zyrtar të ngjarjes nga policia.