Po ndihmonte emigrantë të paligjshëm për të kaluar kufirin, arrestohet i riu nga Bangladeshi

49

Një 21-vjeçar nga Bangladeshi ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin S.I., 21 vjeç.

I riu u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.