Po martohej “për letra”, policia italiane i prish dasmën 39 vjeçarit shqiptar

41

Policia italiane i ka “prishur” dasmën një shqiptari i cili do të organizonte një martesë fiktive me një shtetase italiane për të përfituar lejeqëndrimin në vendin fqinj.

39 vjeçari shqiptar do të martohej me një grua italiane 42 vjeçare.

Dasma po organizohej me 5 të ftuar, dy burra shqiptarë 39 dhe 22 vjeç si dhe tre gra nga Genova e Italisë 21, 22 dhe 42 vjeçare.

Por gjërat nuk shkuan sipas planit pasi në momentin e celebrimit policia ka ardhur pa ftuar për të arrestuar pjesëmarrësit si ndihmës të emigracionit të paligjshëm.