Po lahej në plazhin e Lungomares, një person rrezikon të mbytet

33

Një person ka rrezikuar seriozisht jetën teksa lahej në plazhin e Lungomares në Vlorës.

Ngjarja u raportua rreth orës 09:25 të ditës së sotme, në plazhin e Lungomares shtetasi Luan Mezani, 79 vjeç, duke u larë në det dyshohet se ka rrezikuar të mbytet.

I moshuari është transportuar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.