Plas sherri, të shtëna me armë zjarri në Vlorë

15

Të shtëna me armë zjarri raportohet të jenë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Orikum, Vlorë. Mësohet se dy persona janë konfliktuar me njëri tjetrin me sende të forta. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të portit të Jahteve, ku është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Për pasojë, është lënduar një person që është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor. Deri më tani, dyshohet, se personat e përfshirë në konflikt janë nga Orikumi. Ndërkohë është shoqëruar në komisariat një 37-vjeçar i identifikuar me inicialet E.Sh.

“Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër”, njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.