Ballina LAJME Plas grushti pas ndeshjes Partizani- Kukësi, Lerda i nxjerr inatin ndihmësit të...

Plas grushti pas ndeshjes Partizani- Kukësi, Lerda i nxjerr inatin ndihmësit të tij

Trajneri Lerda është konfrontuar fizikisht deri dhe në grushta me ndihmësin e tij Dritan Mehmetin. Sherri ka ndodhur fill pas ndeshjes Partizani- Kukësi, të cilat u ndanë në një barazim pa gola dhe në ambientet e brendshme të stadiumit Selman Stërmasi janë goditur me njëri- tjetrin.

Nuk dihet shkaku që ka çuar deri në degradimin e këtij sherri në grushta, por është dashur ndërhyrja e pjestarëve të ekipit dhe lojtarëve për të ndarë trajnerin nga zv.trajneri. Në fakt Lerda nuk ka qenë i qetë gjatë ndeshjes ndaj Kukësit pasi ishte jo vetëm aktiv por dhe mjaft nervoz, saqë në minutën e 75′ u dënua me karton të verdhë. Ai për një çast u nervozua me trajnerin kundërshtar, Shpëtim Duron me pretendimin se lojtarët e klubit verilindor po vononin lojën qëllimisht.

Kjo nuk është hera e parë që Franco Lerda kapet me ndihmësit e tij, pasi pak kohë më parë u përlesh me Dritan Mehmetin dhe Corado Sakonen por ky i fundit u shkarkua. Tashmë mbetet të shihet se kësaj radhe për kë do të marrë klubi masa. Pavarësisht se Partizani barazoi 0-0 ndaj Kukësit mbetet në vend të parë me 18 pikë.