Planifikim punimesh në disa linja, OSHEE njofton stakim energjie për 6 orë në këto zona të kryeqytetit!

52

OSHEE njofton se për shkak të punimeve të planifikuara nga Drejtoria qendrore e Tensionit të Lartë në linjën 35kV L30-15 Lanabregas – Qafë Mollë, për eliminimin e disa problematikave,  në datën 1 shtator gjatē intervalit kohor 08:00-14:00 do të stakohet energjia në këto zona nē Tiranē

Shkallë, Darshë, Qafë Mollë,

Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje, Pompat e Ujësjellësit Tiranë.