Plane për fundjavën? Zbuloni parashikimin e motit!

34
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e shtunë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Era do të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-7m/s, përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/s.
Ditën e diel parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës. Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobta shiu të karakterit lokal në veri dhe në qendër. Në verilindje-lindje reshjte e shiut do të marrin karakter shtrëngatash afatshkutra, lokalisht reshje në formën e breshërit
Era do të jetë nga kuadrati i jugut me shpejtësit mesatare 2-6m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10m/s.