Plane për fundjavën? Zbuloni parashikimin e motit!

44
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se edhe pse në muajin Shtator vendi ynë edhe për këtë fundjave do të vijoj të ndikohet ngha kushtet e qëndrueshme atmosferike, një lajm i mirë ky për adhuruesit e plazhit dhe diellit.
Në këtë mënyrë si për ditën e Shtunë ashtu dhe të Dielën moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore malore.
Era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-10m/s (më tepër e ndjeshme përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore), ndërsa temperatuart do të vijojnë të mbeten në vlerat e ditëve të fundit. Vlerat e mëngjesit parashikohen nga 15°C në relievetmalore deri në 22°C në ato të ulta, ndërsa në vlerat e mesditës nga 30°C në relievet malore deri në 38°C në ato të ulta.