Plane për ditën e shtunë? Zbuloni më parë parashikimin e motit!

59

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e shtunë në bregdetin veriperëndimor vranësirat e dendura do të pasohen nga reshje shiu e shtrëngata të përkohëshme.

Kjo situatë do të jetë në alpe dhe përgjatë maleve, ku në formë të izoluar parashikohen dhe shtrëngata me rrufe. Mot me diell e vranësira kalimtare parashikohet përgjatë pjesës tjetër bregdetare.


Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në bregdet pasuar nga valëzim i forcës 2 dhe 3 ballë.