Plagosje me armë zjarri në Dibër/EMRI

401

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Dibër.

Raportohet se është plagosur me armë zjarri një 50-vjeçar.

Shtetasi Faik Zeqja nga fshati Maqellarë ka marrë plagë në këmbë nga arma e zjarit dhe është dërguar menjëherë në spital.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet.