Plagosje me armë në Shkodër

39

Shkodra nuk gjen qetësi. Një plagosje me armë zjarri është regjistruar mëngjesin e sotëm ku mësohet se ka mbetur i plagosur një person, i cili është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë, mësohet se një person, rreth 50 vjeç është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe identiteti i të plagosurit.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur menjëherë hetimet për këtë ngjarje të rëndë.