Plagosje gjatë natës, policia Durrës në kërkim të një personi

62

Një person është plagosur me armë gjatë natës mes të hënës dhe të martës, në zonën e Ishmit, në Durrës.

Efektivët e policisë Durrës kanë shpallur në kërkim dhe po punojnë për kapjen e G. S., 40 vjeç, banues në Mirditë.

I dyshuari akuzohet se, rreth orës 01:00 pas mesnate, në fshatin Gjuricaj, Ishëm, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Ishëm, Durrës, i dënuar më parë për dhunim banese, kryer në bashkëpunim.

I plagosuri aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë ndaj të dyshuarit materialet iu referuan Prokurorisë Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.