Plagosja e të riut në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

97

Një i ri u plagos pasditen e sotme në afërsi të stadiumit “Dinamo”, në Tiranë.

19-vjeçari Reginaldo Kaçorri, nga Rrësheni, u qëllua me armë zjarri pas një konflikti të çastit.

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi, zbardhi për mediat dinamikën e ngjarjes.

“Dua t’u bëj me dije se këtu pranë kemi pasur në plagosje me armë zjarri të një 19-vjeçari i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës dhe po bën ekzaminimet e nevojshmne. Është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon në vendin e ngjarjes. Aktualisht ka qenë një konflikt i çastit. Të dyja palët kanë qenë në të njëjtin lokal, dhe fillimisht janë zënë fizikisht dhe më pas është afruar një person që ka qëlluar një herë me armë.

Kemi një emër të autorit për të cilin do të bëjmë dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe do t’ua bëjmë me dije. Besoj se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, do ju japim motivin e plotë në një dalje tjetër”, tha Jaupi.