Plagosja e djeshme në Tiranë, zbulohet autori, ishin miq!/EMRI+FOTO

34

Është identifikuar autori i plagosjes në ngjarjen e mbrëmjes së djeshme në Tiranë ku mbeti i plagosur një person rreth orës 21:20 në lagjen “5 Maji”.

Autori dhe i plagosuri ishin miq si dhe po konsumonin së bashku alkool e lëndë narkotike.

Rexhep Gjeli i njohur ndryshe edhe si Xhekja, festonte sot edhe 30-vjetorin e lindjes.

Hetimet nxorrën në pah se para se të niste konflikti këta dy persona kanë konsumuar bashkë alkool e lëndë narkotike.

Pas konfliktit verbal dy personat kanë dalë jashtë për sqarim, por pak minuta më vonë janë dëgjuar të shtënat.

I plagosuri është qëlluar në këmbë  dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori Kevin Cungu (Foto), pas ngjarjes është larguar nga vendngjarja dhe po kërkohet nga policia.

Mësohet se Kevin Cungu nuk ka një të shkuar kriminale, ndryshe nga vëllai i tij, Markeljan Cungu, i cili është i dyshuar dhe i skeduar për një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në kryeqytet.

Më 19 janar 2020 në Allias u grabit dhe u plagos çifti Petrit dhe afërdita Laze. Një prej autorëve ka qenë pikërisht vëllai i Kevinit, Markeljan Cungu, i cili është shpallur prej asaj kohe në kërkim nga policia.