Plagosi një person, arrestohet 47 vjeçari në Berat

30

Një 47-vjeçar me iniciale T.C. është arrestuar nga policia pasi ka goditur me thikë një 61-vjeçar duke i shkaktuar dëmtime në trup.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Beratit ku dhe po merr ndihmën e parë mjekësore.

Në lidhje me këtë ngjarje, materiale hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë”.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin re Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T.C, 47 vjeç, banues në Samaticë, Ura Vajgurore.

Ky shtetas, ka goditur për motive të dobëta, me mjet prerës (thikë), duke i shkaktuar dëmtime në trup, shtetasin Q.Z.,61 vjeç, banues në Samaticë, Berat, i cili po merr ndihmën mjekësore në spitalin rajonal Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vrasje me dashje, mbetur në tentativë“, njofton policia.