Plagosi me thikë një të mitur, arrestohet autori i dyshuar

93

Një 34-vjeçar, autor i dyshuar i plagosjes me thikë të një mituri pak ditë më parë në Tiranë, është arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet B. L., 34 vjeç, banues në kryeqytet.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale, “vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe “mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Sipas policisë, ky shtetas, më datë 15.01.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me thikë një shtetas të mitur 16-vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.