Plagosi me thikë dy persona, një i ri në Fushë-Krujë përfundon në pranga

15

Policia e Krujës ka vënë në pranga një person, të shpallur në kërkim prej disa muajsh për plagosje të rëndë me dashje.

Pas një operacioni policor, u bë i mundur arrestimi i shtetasit B.X. 26 vjeç. Gjykata e Krujës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të, pasi në muajin maj, pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë shtetasit S.T. dhe E.Gj.