Ballina Kronikë Plagosi bashkëmoshatarin për disa metra rrugë, arrestohet i riu në Tiranë

Plagosi bashkëmoshatarin për disa metra rrugë, arrestohet i riu në Tiranë

Ka rënë në prangat e policisë 22-vjeçari që plagosi me thikë bashkëmoshatarin e tij mesditën e së premtes në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë.

Ngjarja ndodhi pranë komisariatit nr.2, kur Sotiraq Perçini dhe të riun me iniciale E.K u konfliktuan për disa metra në rrugë dhe më pas ky i fundit ka qëlluar me thikë 25-vjeçarin.

Perçini mori dy goditje në të dyja anë e kraharorit dhe u dërgua menjëherë në spital.

“E. K., banues në Tiranë më datë 07.06.2019, rreth orës 13.00, në rrugën “Frosina Plaku”, për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin S.P, 25 vjeç, banues në Tiranë,”-raporton policia.

22-vjeçari u arrestua për veprën penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentative” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë për veprime të mëtejshme.