Plagosi bashkëfshatarin në Dibër, 34 vjeçari ekstradohet nga Italia

25

Një 34 vjeçar shqiptar i akuzuar për plagosje me armë zjarri të një shtetasi në Dibër një vit më parë, është ekstraduar nga Italia ditën e sotme.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën, kanë bërë të mundur arrestimin në Itali të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Malvin Skarra, 34 vjeç, i cili është ekstraduar menjëherë në Shqipëri.

Por për çfarë akuzohet 34-vjeçari? Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur me 15 mars të vitit 2019 në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit” në  Dibër, ku Skarra ka plagosur për motive të dobëta me armë zjarri, shtetasin Mirdash Osmani.